Këngëtari i njohur Enrique Iglesias është bërë baba për herë të herë të parë.

Anna Kournikova dhe ylli i muzikës janë bërë prindër të dy binjakëve.

Advertisement

Ish-lojtarja e tenisit solli në jetë një djalë e një vajzë. Nikolas dhe Lucy lindën këtë fundjavë në Miami, Florida, zbuloi TMZ.

Prindërit e rinj janë lidhur në vitin 2011, por nuk janë martuar akoma.

Anna dhe Enrique kanë qenë shumë të fshehtë në lidhjen e tyre dhe nuk janë parë së bashku në publik për më shumë se 1 vit.

Vitin e kaluar Anna nxiti spekulimet mbi një martesë kur u fotografua me një unazë diamanti të madhe të vendosur në gishtin e martesës.

Megjithatë Enrique në një intervistë tha se nuk kishin plane për t’u martuar.