Ngjyra e syve tregon shumë mbi mënyrën si dashurojmë…

Kur shihemi në sy me dikë është e rëndësishme të analizojmë gjithçka nëse duam t’i njohim realisht mirë. Për këtë arsye psikologët thonë se sytë mund të tregojnë shumë mbi mënyrën si dashurojmë, si japim dhe marrim emocione.

Advertisement
  • Sytë blu tregojnë që personi është karizmatik dhe shumë tërheqës, madje do të bënte gjithçka për dashurinë. Ata janë të ndjeshëm, të turpshëm dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të bëjnë kompromis në një lidhje.
  • Njerëzit me sy në ngjyrë kafe janë pasionantë dhe kur bëhet fjalë për prioritete, familja vjen e para. Pikërisht këta njerëz krijojnë lidhje shumë emocionale me fëmijët. Mund t’u besohet gjithnjë dhe dinë të organizojnë surpriza. Njerëzit me sy kafe të errët dominojnë në lidhje dhe dinë të jenë shumë të dashur.
  • Njerëzit me sy në ngjyrë jeshile karakterizohen nga besnikëria dhe xhelozia. Zakonisht dashurohen shpejt dhe janë shumë të qendrueshëm. Duke qenë se janë shumë kuriozë, kërkojnë të eksperimentojnë duke shijuar shumë eksperiencat dhe flirtet.
  • Njerëzit me ngjyrën e syve në nuancat e grisë, janë shumë përzgjedhës. Janë të butë dhe gjithnjë gati të mbështesin partnerët e tyre kështu që mund t’u besohet gjithnjë. E shohin dashurinë në mënyrë të pjekur dhe rrallë pendohen për zgjedhjet e tyre.