Cfarë të presim nga albumi i Beyonce?

Sërish kanë nisur thashethemet lidhur me albumin e ardhshëm të beyonce.
Gjithcka ka nisur nga një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale lidhur me bashkëpunimet që do të përmbajë albumi.
Sipas fotos, albumi do të titullohet Formation, dhe do të publikohet ekskluzivisht vetëm për përdoruesit e Tidal, të Premten, më 1 Prill, ndërsa për të tjerët data e publikimit mbetet 8 Prilli.
Megjithatë ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar.
Nëse vërtetë foto që qarkullon përmban informacion të vërtetë, atëherë albumi do të përmbajë edhe bashkëpunime me Adele, Jay Z, Kanye West, Nicki Minaj, Mariah Carey dhe Frank Ocean.
Në total do të jenë 14 këngë.

Advertisement