Klaudia Pepa është një nga balerinat më të njohura shqiptare, me një karrierë mjaft të suksesshme dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ajo ka marrë disa herë pjesë në videoklipet e këngëtarëve shqiptarë, duke qenë se është marrë me pjesën e koreografisë.
Këtë herë balerina shfaqet në një studio kërcimi bashkë me Nora Istrefin, teksa të dyja duket se po ushtrohen dhe janë para pasqyrës duke mbajtur të njëjtën posturë. Me siguri, është Klaudia që po i mëson disa lëvizje kërcimi profesionale, dhe këngëtarja duket e përqendruar në këtë proces mësimi.
Çfarë të jenë duke përgatitur? Shpresojmë ndonjë klip të ri të këngëtares…