Jennifer Aniston ka qenë për 5 vite bashkëshortja e të famshmit Brad Pitt, me të cilin u nda në vitin 2005 për shkak të lidhjes së tij me Angelina Jolie.

Edhe martesa e Brad me këtë të fundit dështoi, e ndërsa siç thoshin njerëz pranë Aniston, 49-vjeçarja pretendoi në atë rast se ishte karma që po i kthehej rivales së vet në dashuri, tani duket se po provon edhe vet të njëjtin çast të hidhur!

Advertisement

Po pas ndarjes së Jennifer Aniston dhe Justin Theroux a do të jetë e mundur që Jennifer Aniston të ribashkohet me Brad Pitt ?

Në fakt ata nuk janë ndarë asnjëherë sepse pas ndarjes së tyre, paskan vazhduar të komunikojnë me njëri-tjetrin, si dy miq të mirë. Kur Brad u nda nga Jolie në vitin 2016, Aniston u bë këshilluesja e tij numër 1.

Tashmë që edhe Jennifer u nda, me siguri Brad do e mbështesë aktoren. Të gjithë në fakt po shpresojnë për një ribashkim mes tyre, por na duhet të presim për të parë nëse do të ndodhë vërtet kjo gjë.