Fifi është një këngëtare shumë e talentuar dhe këtë e ka vërtetuar me vokalin e saj të jashtëzakonshëm.

Gjithashtu ajo njihet edhe për nivelin e lartë të humorit, gjë e cila e bën edhe më të dashur për publikun.

Advertisement

Mesa duket kësaj radhe, kjo gjë i ka shpëtuar dhe papritur ka shpërthyer në lot në mes të emisionit.

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Fifi ka shpërthyer në lot pas një video mesazhi prekës të së motrës, Edona.

“Të falenderoj që na ke bërë krenarë dhe që je një motër perfekte!”-i ka thënë ndër të tjera ajo Fifit, e cila nuk ka arritur të mbajë lotët, duke zbuluar më tej se dhe një arsye përse ajo u prek aq shumë është fakti që ajo tashmë, për shkak të angazhimeve në Shqipëri, e viziton shumë rrallë familjen.