Cfarë na mëson Editorialist për Kim Kardashian?

Kim Kardashian është shfaqur në kopertinën e Editorialist ku vec të tjerave ka vendosur të flasë edhe lidhur me jetën e saj.
Intervista për numrin e Pranverë/Verë 2016, e cila është realizuar para lindjes së fëmijës së saj të dytë, na tregon disa gjëra që nuk i dinim më parë për yllin e reality “Keeping Up With the Kardashians”.
Ja disa prej gjërave më të rëndësishme që na mëson kjo intervistë:

1. Ajo vendos vetë: “është shumë për të qeshur që të gjithë mendojnë se ne jemi nën urdhërat e mamasë. Shpesh herë mendoj sikur ta dinin që unë gjithmonë i jap këshilla motrave dhe i them se cfarë duhet të bëjnë. Sigurisht që mamaja jep mendime të shkëlqyera dhe na ka ndihmuar shumë me menaxhimin, por gjërat funksionojnë në bashkëpunim. Unë mbaj përgjegjësi të plota për disa vendime.”

Advertisement

2. I pëlqen intimiteti i saj: Kim dhe njerëzit e saj më të afërt e të dashur prej vitesh janë në qëndër të vëmëndjes, por kjo nuk do të thotë se nuk dëshirojnë pak kohë vetëm. “Keqkuptimi më i madh është që njerëzit mendojnë se ne nuk duam privatësi. Kjo është shumë e gabuar. Mëngjeset janë shumë të rëndësishme për mua, kur jam me vajzën. Gjatë ditës jam e zënë me punë, ndërsa në mbrëmje shpresoj të jem aty që ta vë dhe në gjumë. Më pëlqen të krijoj një balancë të drejtë mes xhirimeve dhe ndarjes së informacioneve të ndryshme me publikun.”

3. ëndrra e saj e ardhshme: Kim sqaron se familja e saj e nisi reality-n me qëllim që të tërhiqte vëmëndjen tek dyqanet që zotëronte. Por ka ende disa gjëra që ajo dëshiron të arrijë, dhe ndër to është ëndrra për të patur një linjë të sajën veshjesh. “Do të doja të bëja atë që më pëlqen më shumë. Kam shumë ide dhe thjesht po përgatitem për të bërë hapin e duhur, sepse shumë i gjëra i bëj bashkë me motrat dhe këtë herë duhet të mendohemi nëse edhe këtë do ta bëjmë së bashku apo jo.”

4. “Selfish” ishte një ide e Kanye-t: Edhe pse libri ishte i mbushur me fotot e saj, tashmë zbulojmë se ideja ka qenë plotësisht e Kanye-t. “Ideja e librit ishte e Kanye-t, ai zgjodhi emrin dhe më prezantoi me Rizzoli-n. Libri është shumë argëtues. Askush nuk ka bërë më parë një libër të tillë. E vlerësoj dhe besoj shumë tek mendimet e tij, vecanërisht atyre estetik.”

5. Po përgatit një parfum të ri: “Për momentin po punoj për një parfum të ri dhe kjo më entuziazmon shumë. Më pëlqen shumë ky lloj biznesi. Mu desh vetëm një sekondë për të zhvilluar idenë e parfumit të ri dhe se si doja që të ishte.”

6. Përse u largua nga vëmëndja për disa kohë: “Dua të them që jam njeri shumë realist. Në nisje të karrierës time, shtypi ishte pjesë shumë e rëndësishme dhe e madhe e saj. Më pas, kur po divorcohesha, mu kthye kundra, dhe personat të cilët më intervistonin dhe që unë mendoja se ishin miqtë e mi, nuk po më kuptonin. Të gjitha historitë e sajuara dhe vecanërisht e gjithë ecuria e kësaj historie në vecanti… i pashë teksa po ndodhnin. Unë jam e fortë dhe mund ti përballoj gjërat, por vendosa të merrja pak kohë pushim.” “Tani që kthej kokën pas, mendoj se ishte dicka e mirë për mua. Mësova të jetoja jetën time.”

7. Cfarë shpreson për vajzën e saj, North: “Kur North lindi unë mendoja nëse ajo do të mund ta përballonte dot këtë lloj jete. E vlerësoj shumë marrëdhënien time me të. Dua që të jemi si dy shoqe të ngushta në mënyrë që ajo ta ndjejë se për cdo gjë mund të më drejtohet mua. Unë shpresoj vetëm që ajo të bëhet një vajzë e sjellshme dhe të rritet në një mënyrë sa më normale, brenda gjithë këtij kaosi.