Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, përveç kodit të veshjes me të zeza dhe shumë skenave të tjera, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe ka “çmendur” internetin.
U përfol shumë fakti se Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie (dy ish-bashkëshortet e aktorit Brad Pitt) do të ishin prezente në të njejtin vend dhe orë, por pamja e Dakota Johnson në kohën kur Jennifer fliste dhe Angelina e “injoronte”, ishte momenti më epik.
E pranojmë që e gjithë kjo situatë duket si lojë adoleshentesh, pasi Aniston është divorcuar nga Pitt 12 vjet më parë dhe Jolie kohët e fundit, megjithatë ndodh edhe në jetën tonë që kur shkëmbehesh me ishin e ish-t tënd, është gjithmonë një moment që i bën të gjithë ? ? ?.
Kështuqë Dakota ka plotësisht të drejtë…