Më në fund, Gwyneth Paltrow fejohet me skenaristin Brad Falchuk.

Lajmin e konfirmoi vetë aktorja në Instagram-in e saj me anë të këtij postimi:

Advertisement

?

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on

 Thashethemet e një fejese kanë kohë që qarkullojnë, por asnjëri nga të dy s’e kishte konfirmuar deri më sot.

Për më shumë detaje të marrëdhënies së tyre, çifti do të jetë në fokus të revistës Goop, e cila drejtohet nga kompania e stilit të jetesës së Paltrow.

Dyshja u njoh në sheshxhirimin e Glee, serialit që vetë Falchuk ideoi më 2014-n. Paltrow mori pjesë në një episod dhe aq u desh që të binin në dashuri.

Më parë, aktorja ishte e martuar me liderin e Coldplay, Chris Martin, me të cilin ka dy fëmijë. Ata u ndanë paqësisht në 2014-n. Ndoshta kjo është një nga ato rastet e rralla ku ish bashkëshorti i Paltrow dhe i fejuari i ri shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Sunday brunch #modernfamily

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on