Çfarë këmbësh që ka Britney!

Britney Spears ka bërë përparime në biznesin e veshjeve të brëndshme.

Në fund të fundit, jo të gjitha femrat kanë mundësi të dizenjojnë dhe reklamojnë veshjet e tyre.
Një ditë pasi këngëtarja publikoi imazhin e parë të koleksionit Pranverë/Verë 2015, ajo vendosi të bëjë publik edhe imazhin e dytë.
“Kam një foto të re të @intimatebritney që dua t’ju tregoj”, ka shkruar pop star-i për 40.7 milionë ndjekësit e saj në Twitter. Ndërsa pasi ka publikuar foton ka vijuar “Ja tek është, siç ju premtova. Koleksioni i ri #Elvira nga @IntimateBritney do të jetë në shitje javën e ardshme!”
Në fotografi bien në sy këmbët e gjata të këngëtares teksa pozon pranë dritares. Veç veshjeve të reklamuara ajo ka vënë edhe një varëse diamantesh dhe këpucë të zeza. Look-u i saj plotësohet nga ondet e flokëve dhe buzët e kuqe.
Tema e setit fotografik ka qenë “vajzat pin-up të 1940-ës”, që duket se është arritur plotësisht nga ekipi i saj. Stilimi është meritë e Jamie Schneider, flokët nga Glenn Nutley dhe makeup nga Melanie Inglessis.
Këngëtarja e konceptoi koleksionin në 2012 kur u shpres se këtë sektor e kishte pasion.
Dhe në fakt Spears vërtetë vesh dizenjimet e veta. “Ndihem shumë e pushtetshme. Ndihem sensuale dhe sexy. Këto veshje janë për çdo masë trupore.”
Spears ka shtuar se “nuk është e thënë të jeni me të dashurin për ti veshur. Këto janë veshje shumë të rehatshme dhe të lehta.”

Advertisement