Prej pak ditësh Elvana Gjata ndodhet në qytetin e modës, Milano, por duket se gjerat nuk kanë shkuar aq mirë…
E shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Valdrin Sahiti, ajo na ka treguar se po kalon mjaft bukur, sidomos me pamjet mahnitëse nga katedralja e Duomos. E megjithatë, ishte vetë Valdrini që ka bërë të ditur se këngëtares i kanë vjedhur pasaportën dhe për t’u kthyer sërish në Shqipëri ka vetëm këtë dokument identifikimi.
“Kam diçka nga vjedhja e pasaportës @elvanagjataaaa, ngushëllime”, ka shkruar ai plot humor.
Sido që të jetë, shpresojmë që Elvana ta gjejë në kohë…