Çfarë e shtyu çiftin Hollywood-ian drejtë divorcit?

HOLLYWOOD, CA - DECEMBER 05: Singer Stacy Ann Ferguson aka Fergie and Actor Josh Duhamel arrive to the Premiere Of Warner Bros. Pictures' "New Year's Eve" at Grauman's Chinese Theatre on December 5, 2011 in Hollywood, California. (Photo by John Shearer/Getty Images)

Ka qenë kjo një periudhë lajmesh të hidhura apo është thjesht përshtypja jonë? Pas lajmit për divorc nga Anna Faris dhe Chris Pratt, ka qenë mesa duket rradha e Fergie-t dhe Josh Duhamel që të bëjnë një lëvizje të tillë, pas plot tetë vitesh martesë.

Advertisement

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë çifti, për “People”, nëpërmjet një deklarate të shkurtër.

“Me dashurinë dhe respektin absolut, vendosëm të ndaheshim disa muaj më parë. Për t’i dhënë familjes tonë mundësinë më të mirë për ta pranuar diçka të tillë, preferuam ta mbanim një vendim të tillë të fshehtë, deri sa të na dukej më e përshtatshme për ta ndarë me publikun. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të qendrojmë të bashkuar, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe njëkohësisht familjen tonë”, kanë qenë këto fjalët zyrtare të artsitëve.

Arsyet e ndarjes ende nuk janë bërë të ditura, e me siguri gjithçka do të zbulohet me kalimin e kohës, kur njëri prej të cilëve të marrë guximin të rrëfejë çka ndodhur në të vërtetë…