Nëse grindja e mundshme midis Taylor Swift dhe Karlie Kloss është duke ndikuar seriozisht jetën tuaj, nuk jeni vetëm, Jennifer Lawrence ndjen pikërisht të njëjtën gjë.
E ftuar në TimesTalk Q&A, për të promovuar filmin e saj të ri, Red Sparrow, Lawrence u pyet se çfarë do të bënte nëse do të kishte aftësitë prej spiuneje të personazhit të saj në jetën reale. Ajo tha se do të vinte në fuqi aftësitë e saj për të kuptuar se çfarë po ndodhte mes Swift dhe Kloss.
“Do të doja të dija se çfarë po ndodh me Karlie Kloss dhe Taylor Swift”, tha ajo. Lawerence shtoi se duke u përpjekur të kuptojë se “çfarë ka ndodhur mes shoqeve të ngushta dhe të pandara” është “duke më mbajtur zgjuar deri natën”.
Në rast se keni nevojë për një rikujtim, thashethemet për një zënkë midis Swift dhe Kloss janë përhapur për një kohë të gjatë. Vajzat nuk janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës që para publikimit të albumit “Reputation”. Madje në klipin e këngës “Look What You Made Me Do”, në një nga personazhet e Taylor ku ajo mbante në bluzë emrat e miqve të saj, Karlie mungonte.
Gjithashtu, Karlie kohët e fundit është fotogafuar e shoqëruar me Katy Perry, e cila dihet se është një armike e Swift.