Certifikatat e lindjes, shërbimi zgjerohet në 12 shtete të tjera të Europës

Një lajm i mirë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera.

Advertisement

“Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në:

Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.

Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë Shqiptare për:

Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së.

Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore.

Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online.