Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot çeljen e fazës së dytë të Reformës Kombëtare të Ujit. Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se, “në 20 vite infrastruktura e ujitjes dhe kullimit ka degraduar”. Sot, theksoi Rama, “kemi 8 herë më shumë investime se mesatarja e 20 viteve të fundit”. Në përfundim të vitit, nënvizoi Rama, “do të kemi 160 mijë hektarë tokë të ujitur”, duke shtuar se, “bashkitë do të jenë përgjegjëse për operimin e mirëmbajtjen për skemat e ujitjes”. “Drejtuesit vendorë çelin fazën e dytë të reformës kombëtare të ujit, që është një nga reformat e mëdha, që ka kërkuar një fazë relativisht të gjatë përgatitore nën drejtimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturëes dhe nën mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, për të hyrë në këtë fazë të dytë, ku është e domosdoshme që sëbashku të fillojmë të jetësojmë këtë reformë që njësoj si disa reforma të tjera të mëdha të qeverisë sot është e vonuar prej 20 e kusur vitesh”, tha Rama. “Në më shumë se 2 vjet qeverisje besoj se ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes të kullimit me fermerët. Në lidhje me ndryshimin struktutor me menaxhimin për të rritur efektshmërinë që ka sjellë si rezultat zgjerimin e sipërfaqes së ujitur dhe impaktin më të madh tek fermerët”, theksoi Kryeministri. Duke folur për ujin e pijshëm Kryeministri Rama tha se tanimë menaxhimi i ndërrmarjeve të furnizimit me ujë të popullsisë ka kaluar në dorë të Bashkive dhe se krerët e këtyre të fundit duhet të japin rezultate. Kryeministri theksoi se, nëse një kryetar Bashkie nuk sjelle rezultate në mbledhjen e parave të ujit të shpenzuar në zonat e tij, atëhere ky person nuk do të marrë asnjë qindarkë për projekte. “U fokusova tek projekti i ujitjes, por do ndalem tek uji i pijshëm. Paratë e hedhura në 20 e ca vite do kishin shërbyer jo vetëm për të investuar, por ta bënim nga e para. Fakti se ato para nuk kanë realizuar as objektivin e risktrukturimit dëshmon një korrupsion të patolerueshëm në këtë sistem dhe ku ka munguar dhe kontrolli. Dhënie qartë e kompetencës tek bashkitë duke u dhënë fund me shoqata uji e histori pa fund është hapi i parë. Por, qoftë në sektori e ujitjes dhe atë të ujit të pijshëm duhet të funksionojnë si ndërrmarje. Këto nuk janë lopë për t’u mjelë nga korrupsioni janë ndërrrmarje që kërkojnë plane strategjike të pastra që kërkojnë funksionim financiar të rregullt, dhe sigurisht që do hyjmë në rezultate dhe sigurisht që mbështetja jonë do të jetë e pakushtëzuar, por vitin e ardhshëm ju do të mbështesni kërkesën tuaj, për më shumë rezultate kush nuk do sjellë rezultate nuk do marrë asnjë qindarkë nga ky projekt dhe do përgjigjet para popullit se përse nuk ka sjellë rezultat”, tha Rama.
Rama theksoi se qeveria nuk mund të tolerojë më që persona të paaftë dhe të korruptuar, apo dhe ata të zgjedhur politikisht që të menaxhojnë ndërrmarjet e Ujësjellësave. Kryeministri ritheksoi rolin e kryebashkiakut në mirëmenaxhimin e Ujësjellasve në zonat ku ai drejton. “Nuk mund të jenë sisteme për parazitë partish, nuk mund të jenë sisteme për persona të punësuar nga politika. Ndaj transformimi rrënjësor është kërkesa e parë dhe investimet duhet të ndërtohen në një model të ri dhe aty duhet të jetë dhe boshti për mirëmenaxhimin. Duhet të arrijmë një marrëveshje të mirëzbatimit për të ndryshuar tërësisht performancën për të rritur orët e furnizimit me ujë ka modele që thotë se kjo mund të arrihet. Model i mirë janë Korca dhe zona e Mbishkodrës. Kryetari i Bashkisë është përgjegjësi kryesor dhe i drejtpërdrejtë për cilësinë e menaxhimit në ndërrmarjet e ujesjëllësve. Performanca do jetë individuale. Cdo bashki do konkurrojë për performancën dhe në sajë të saj do fitojë grantin. Do të ketë një qasje të re me subvencion, subvencion operative. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi, por janë të paaftët dhe të korruptuarit që drejtojnë strukturat. Mirëmenaxhimi i sistemit të ujit, ta ndryshojmë këtë sistem, vendosni njerëzit e duhur në krye të sistemi dhe rezultati do të arrihet. Ne nuk do lejojmë që ndërrmarjet e ujësjellësit të jenë fole parazitësh e të korruptuarish dhe do të ndjekim gjerësisht këtë provë. Do të thotë se qeveria vërtet do të rrisë financimin, por dhe kontrollin mbi eficencën e këtij sistemi, dhe në bazë të performancës këtë gjë. Nuk do mbështesim struktura që sjellin humbje. Do marrim masa nëse bashkia nuk performon. Jo këtë nuk e tolerojmë”, u shpreh Rama. Kryeministri vuri në dukje se qytetarët në nevojë, të varfrit do të ndihmohen nga qeveria për pagesat me ujin. “Si reforma me energjinë, shënjestra nuk do të jenë njerëzit e thjeshtë, nuk do të jenë ata problemi. Qytetarët që kanë vështirësi të paguajnë ujin do paguajë qeveria, për këta qytetarë do jenë në rregull si të tjerët dhe nuk do bëhen barrë për shoqëritë”, deklaroi Rama. Kryeministri Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të zgjidhin përfundimisht problemin e lidhjeve të paligjshme. “Do tkurrni humbjet në rrjet, këtë do e bëni ju dhe ne do ju mbështesim. Një bashkie të suksseshme do i japim një ndërrmarje ujësjellësi të pasuksesshme, ta fusë nën shërbimin e tij. Dhe do apo nuk do kryebashkiaku, duhet ta fusë në punë dhe ta bëjë të susksesshme. Puna është realisht komplekse dhe kërkon punë të madhe”, tha Rama.