Gjiknuri takon ministrin Kuçi: Me rëndësi interkonjeksioni me Maqedoninë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti në një takim Ministrin e ri të Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë Driton Kuçi. Mes dy ministrave u diskutua në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të rëndësishme si ajo e energjitikës. Ministrat e vunë theksin tek projekti i lidhjes së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë duke e konsideruar mjaft të rëndësishëm. Sipas ministrave, në të dy krahët janë garantuar tashmë mjetet financiare dhe përmes lidhjes së dy vendeve do të mund të kemi mundësi më të mëdha për shkëmbim energjie dhe për bashkëpunim më të thellë në fushën e elektroenergjisë.

 

Advertisement