Celebritete nëpër kopertina? Jo më!

Me sa duket njerëzit janë të lodhur nga të njëjtat fytyra të famshme që hijeshojnë njërën apo tjetrën revistë. Formula e yjeve të showbiz, nuk po funksionon më. Kryeredaktorja e GLAMOUR, Cini Leive shpegon: “Mendoj se ajo që shihet nëpër revistat botërore janë po të njëjtat fytyra, të cilat shkaktojnë një lloj lodhjeje për lexuesit. Ne kishim shitje të mira kur nxorrëm në kopetinë Taylor Swift, pasi nuk e keni parë në qindra revista më parë dhe ndoshta është intriguese për të mësuar gjëra të reja”. Ndërkohë Guruja i revistave Samir Husni ka thënë se nuk ka asgjë të re për të mësuar mbi disa personazhe. Ja se si argumenton ai: “Çfarë dëshironi të mësoni tjetër për Angelina Jolie. Nuk n’a ka mbetur asgjë për të treguar mbi disa celebritete, vetëm nëse fillojnë dhe zhvishen. Ne i kemi pasqyruar nga çdo formë e kënd. I kemi treguar me fëmjët, me bashkëshortët, me të dashurit e të dashurat dhe kjo është arsyeja përse jeni duke parë më tepër personazhe sportivë gjysmë të zhveshur. Kjo bën që të mbijetojmë në një epokë dixhitale”. “Është e gjitha çështje komerci. Vjen një pikë ku duhet të gjesh diçka të re”,- ka thënë Drejtori Krijues i ELLE, Joe ZEE.

Derisa kryeredaktorët e revistave të gjejnë diçka të re e interesante për kopertinat e tyre, do të n’a duhet të kënaqemi me personazhet e famshëm të vjetër, të cilët do të thonë të njëjtat gjëra.

Advertisement