Shkodër – Kryeministri Berisha bën thirrje për evakuim

Qeveria ka zhvilluar një mbledhje për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Lushnje – Vijojnë protestat opozitare për rrëzimin e qeverisë

Rreth 2000 persona kanë qenë të pranishëm në protestën e Partisë Socialiste në Lushnje për rrëzimin e qeverisë me sloganin “Saliu dështoi, transparencë”.

Gramsh – Olldashi: qeveria ndërton vendin, opozita ndërton pallate

Ministri i transportit Sokol Olldashi akuzon opozitën se nuk po jep asnjë kontribut në zhvillimin e vendit.

Tiranë – “Opozita e Bashkuar” kundër importimit të plehrave

"Opozita e Bashkuar" kundërshtoi sot vendimin e qeverisë për importin e plehrave, duke theksuar se ky lloj importi i mbetjeve paraqet rrezikshmëri të lartë, duke theksuar akoma krizën ekologjike në vend.

Kosovë – OKB do të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier ka deklaruar se OKB-ja e mbështet dialogun Beograd-Prishtinë dhe se do të përfshihet në të.