Serbi – Një baterist do të drejtojë negociatat me Kosovën

Qeveria serbe vendosi një muzikant si kryetar të delegacionit për bisedimet me Prishtinën.

Suedi – Refuzohet kërkesa e Assange për apel

Gjykata e Lartë Suedeze ka refuzuar të marrë në shqyrtim kërkesën për apel të paraqitur nga Julian Assange, ndaj mandat-arrestit për përdhunim dhe dhunë seksuale.

Izrael – 40 viktima nga zjarri

Rreth 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë një zonë pyjore në Malet Karmel, pranë qytetit të Haifas në Izrael.

Tiranë – Rama: akuzave të qeverisë i përgjigjemi me mbjellje pemësh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për zbukurimin e kryeqytetit në ditën e Pavarësisë.

Tiranë – Ahmetaj: me rritjen e çmimit të energjisë justifikohet korrupsioni

Nëpërmjet një konference për shtyp deputeti i PS-së Arben Ahmetaj e ka cilësuar si të pajustifikueshme rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend ndërsa ka theksuar se kjo rritje bëhet për të justifikuar korrupsionin në sistemin e energjisë.