Cardi B sjell epokën e artë të Hollywood-it në klipin e ri (Video)

Albumi i shumëpritur i Cardi B, Invasion of Privacy, do të publikohet këtë të të premte (6 Prill), por përpara tij, reperja ka nxjerrë klipin e një prej këngëve “Bartier Cardi”.

Me regji të Petra Collins, e cili kohët e fundit ka realizuar klipin për “Fetish” të Selena Gomez, këtë herë tek “Bartier Cardi” ka përzgjedhur temën e Hollivudit të kohëve të kaluara: pishina, modele dhe televizora të vjetër, një atmosferë retro me pak fjalë.

Advertisement

Offset, i fejuari i Cardit, është gjithashtu pjesë e klipit ku shfaqet në pjesën e prapme të një makine së bashku me repreren, dhe në një moment tjetër shfaqet edhe 21 Savage, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën.