Vetëm një ditë pas publikimit të këngës “Girls Like You” në bashkëpunim me Cardi B, Maroon 5 tashmë kanë sjellë dhe klipin… plot me surpriza.

Adam Levine ndodhet në qendër të një dhome rrumbullake ngjyrë blu e errët. E teksa kënga vazhdon, në klip shfaqen shumë personazhe të njohur si Camila Cabello, Jennifer Lopez, Ellen DeGeneres, Mary J. Blige apo Millie Bobby Brown.

Advertisement

“Gilrs Like You” është shkëputur nga albumi i tyre i fundit “Red Pill Blues”.

Kurse në skenën e fundit shfaqet Behati Prinsloo, bashkë me vajzën Dusty Rose. Sa familje e bukur!