Kim Kardashian takon Trump në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Nëse nuk e besonit kur Kim Kardashian tha se do të takohej me Donald Trump, tani mundeni.

Ylli i serialit “Keeping Up With Kadashians”, ka takuar në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e SBA-së. Ka qenë vetë Trump ai i cili përmes një fotoje të publikuar në Twitter ka treguar takimin me Kim.

Advertisement

“Takim i mrekullueshëm me Kim Kardashian sot. Folëm për reformat e të burgosurëve dhe dënimet.”- shkruan ai.

E veshur serioze ndryshe nga herët e tjera, Kim është shfaqur në Shtëpinë e Bardhë e tëra me të zeza, për të diskutuar një çeshtje kaq të rëndësishme sa kjo.

Duhet të dini se kjo nuk është hera e parë që Kim ka shfaqur interes ndaj të burgosurve të cilëve mendon se po iu bëhet padrejtësi. Në tetor të 2017-ës, ajo doli hapur në mbrojtje të një gruaje, Alice Johnson e cila kishte 20 vite që qëndronte në burg (me burgim të përjetshëm) si pasojë e telasheve në lidhje me drogën.