Kënga e fundit e Rita Orës në bashkëpunim me Beben, Charlie-n dhe Cardin, “Girls” nuk u prit mirë nga komuntiteti LGBTQ-së, madje u konsiderua e dëmshme për imazhin që krijojnë njerëzit për ta si dhe u kritikua nga shumë të tjerë.
Pak kohë më parë, burime pranë The Sun, thanë se kënga është shkruar me Cara Delevingne në mendje, e cila thuhet të ketë kaluar një lidhje romantike të fshehtë me Rita Orën. Kujtojmë që vajzat ishin gati të pandashme nga njëra-tjetra, madje modelja e quante Ritën “wifey”.
Rita dhe Cara u shkëputën në 2013-n dhe thuhet se një shkëndijë u rindez në 2016-n.
“I dua të gjithë artiset në këngë, mendoj se është një këngë shumë e bukur. S’më duket se ka ndonjë gjë që nuk shkon. S’më duket e drejtë të gjejmë fajtorin.”
“E dua Ritën. Mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe e mbështes gjithmonë në iniciativat që ndërmerr. S’më duket e drejtë ta konsiderojmë përvojën dhe fjalët e saj si të gabuara. Nëse s’do të ishte ndjerë ashtu me të vërtetë dhe ç’tha s’do të ishte reale, atëherë do të ishte e çuditshme.
Ajo është krenare për diçka dhe po ia thotë botës. Po tregohet e sinqertë për diçka me të cilën mund të mos jetë ndjerë rehat më herët. Nuk mendoj se është e gabuar.” tha modelja 25-vjeçare për Paper Magazine.