Byrzylyku funksional

UV SUNSENSE është një byrzylyk i cili ndryshon ngjyrë dhe ju tregon se kur duhet të rivini kremin e diellit. Gjithçka duhet të bëni është të aplikoni një krem me SPF 15 tek byrzylyku. Sapo të aktivizohet byrzylyku do të ketë ngjyrë vjollcë e kur të vijë radha që duhet të vini sërish kremin mbrojtës byrzylyku do të jetë ngjyrë bojëkafe e errët. Byrzylyku merr ngjyrë pink kur është momenti të mos rrini më në diell. Gjithsesi vlen të theksojmë se ekspozimi ndaj rrezeve UV varion nga personi në person, ndaj mos e lini tërësisht në dorën e një byrzylyku që t’ju thotë se kur duhet të vini kremin mbrojtës.

Advertisement