Gëzuar ditëlindjen Clint!

    Ka qenë fitues i katër çmimeve Oscar si producent dhe regjisor midis të cilave për filmin western “Unforgiven” (1993) dhe për dramën “Million Dollar Baby” (2005). Eastwood ka lënë shenjë në kinematografinë e këtyre 40 viteve të fundit. I dashuruar me jazzin, shpesh ka krijuar edhe kolonat zanore të filmave të tij. Aktori/regjisori kujton me nostalgji periudhën në të cilën interpretonte heroin e policisë së San Franciscos në serialin e famshëm aksion. “Ishte një film i madh”,‐ tha dy vite më parë teksa ishte prezent në festivalin e Kanës duke prezantuar si regjisor dramën psikologjike CHANGELING, me protagoniste Angelina Jolie.

    Për momentin Clint Eastwood po xhiron filmin e tij të 31‐të. Është një film thriller me titull HEREAFTER, ngjarjet e të cilit janë vendosur në Paris, Londër, Hawai dhe San Francisco dhe interpretohet nga Matt Damon dhe Bryce Dallas Howard. Historia zhvillohet rreth një gazetari francez, një studenti londinez një punëtori amerikano‐ jugor që përballen në mënyra të ndryshme mbi temën e vdekjes.

    Advertisement

    Clint Eastwood ka deklaruar së fundmi se kur shikon Sidney Lumet (që është mbi 80 vjeç) mendon se është ende fëmijë e se ka shumë për të dhënë. Ndaj pas filmit HEREAFTER mendon për projektin e ardhshëm HOOVER, një film me Leonardo Di Caprio‐n që do të interpretojë rolin e themeluesit të FBI‐së, J. Edgar Hoover.