Bruno Mars – Locked Out Of Heaven

Bruno Mars - Locked Out of Heaven cover“Locked Out of Heaven” është një këngë nga kant-autori amerikan Bruno Mars. Kjo këngë (që u publikua më 1 Tetor 2012) është pjesë e albumit të dytë të artistit Unorthodox Jukebox.

“Locked Out of Heaven” ka marrë përgjithësisht komente pozitive nga kritika. PopCrush p.sh. i dha 3 nga 5 yje këngës duke e quajtur si “bajate dhe delikate” por me “mjaftueshëm klas sa për të mos qenë vulgare”. Gjithashtu kanë vlerësuar vokalin e Mars si të butë e të qetë.

Advertisement

Ndërkohë një tjetër kritik Andrew Unterberger nga PopDust ka dhënë një koment pozitiv për singëllin e ri të artistit duke i dhënë 4.5 yje nga 5. Ai e ka cilësuar këngën si “super energjike, funky dhe lehtësisht retro”, por shprehet pak i zhgënjyer që nuk i ishte dhënë akoma më tepër dorë refrenit. Thënë këto kritiku Unterberger e ka quajtur këngën “më argëtuesen, dinamiken dhe ngazëllyesen” për 2013-ën.

Carl Williott i Idolator gjithashtu ka dhënë një koment pozitiv për “Locked Out of Heaven”, e ka krahasuar me punët e The Police dhe Foster the People, dhe e ka quajtur atë si “interesante” dhe evoluuese për Bruno Mars.

Neon Light po ashtu e ka lavdëruar këngën duke e quajtur “të parrezistueshme” dhe “funky”.

Kompozimi i këngës ka ngjallur mjaft polemika. “Locked Out of Heaven” është përshkruar si me influenca të forta New Wave, me shumë ngjashmëri me “Message in a Bottle” dhe “Roxanne” të The Police, “Talking in Your Sleep” të The Romantics e madje dhe me “Beat It” të Michael Jackson. Disa të tjerë e kanë referuar si të ngjashme me “Your Love” të The Outfield.

Tani kritikët janë kritikë dhe duhet të thonë mendimin e tyre kompetent, por ne n’a pëlqen kaq shumë kjo kënga e re e Bruno Mars saqë sapo fillon e ngremë volumin në kupë të qiellit ☺. Ja tek e keni në rast se ende s’e keni dëgjuar “Locked Out of Heaven”.