GrammaRec – 3YRS of Gramma Rec Sampler

242381 468705683169867 428192046 o

3YRS of Gramma Rec Sampler, është një koleksion fantastik i këngëve që janë publikuar deri më tani nga labeli i parë i muzikës elektronike në Shqipëri.

Advertisement

Gramma Rec mbërrin në tre vjetorin e saj dhe me këtë rast ka publikuar këtë album. Me materiale të dëgjuara e padëgjuara deri më tani, nga artistët më të mirë si: Supernova, Hector Couto, Dj PP, Mike Newman, The Deepshakerz, Lauer & Canard, Jeroenski & Jorn, Andy Gramm, Bryan Dalton, Fehrplay, Jesse Voorn, Adam Reeves, Discojack, Arbre Blass, Smart Wave & Wac’s, Miss Ilda, Gadom. Një publikim që nuk duhet humbur nga askush që është pjesë e muzikës së klubeve, por dhe atyre që u pëlqen të dëgjojnë veç publikime të mira, nga ato të mirat fare që të bëjnë të kërcesh kudo që të jesh. Disa nga këngët që do të gjeni në përmbledhjen 3YRS of Gramma Rec Sampler mund t’i dëgjoni më poshtë. 

Nëse doni t’i blini i gjeni nëpër dyqane virtuale si Beatport, Traxsource, etj… DEGJOJE! MERRE! SHIJOJE!