Pas Bob Dylan, Neil Young dhe Paul Simon, edhe Bruce Springsteen ka shitur katalogun e tij muzikor.
“Negociatat për shitjen te Sony e të drejtave të këngëve të regjistruara të “Boss”-it janë në zhvillim e sipër, ndërsa ka ende pika për t’u përcaktuar për shitjen e katalogut të këngëve”, sipas Billboard, e konfirmuar edhe nga Variety.
Springsteen ka punuar me Columbia Records (që i përket Sony) që nga viti 1972, por në një moment të karrierës së tij, ndërsa rishikonte një kontratë, ai bleu të gjitha të drejtat për muzikën e tij.
Deri para disa vitesh, ishte shumë e rrallë që muzikantët të shisnin katalogët e tyre.
Trendi është bërë gjithnjë e më i shpeshtë në muajt e pandemisë, teksa të mëdhenjtë e rock-ut plaken dhe fillojnë të planifikojnë vazhdimësinë, duke fituar para nga prodhimi i tyre artistik në emër të trashëgimtarëve.
Dylan raportohet se e shiti të gjithë katalogun e tij te Universal Music vitin e kaluar për rreth 300 milionë dollarë, ndërsa Paul Simon i shiti Sony-t të drejtat për 60 vite këngë