Pjesë e listës së yjeve më të pasur në Britaninë e Madhe, edhe 2 shqiptare. Kush janë?

Për të njëmbëdhjetin vit, “Heat Rich List” zbulon yjet më të rinj dhe më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

Ed Sheeran ka ruajtur vendin e parë, si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat, për të tretin vit radhazi, me të ardhura që arrijnë në 236.5 milionë paundë.

Advertisement

Edhe një herë Harry Styles u rendit i dyti, duke grumbulluar 80 milionë paundë, ndërsa Jesy Nelson u përfshi në listë për herë të parë që nga largimi nga Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë paundë.

Vitin e fundit, Ed – i cili ka jo vetëm këngën më të transmetuar të të gjitha kohërave ‘Shape Of You’, por edhe turneun me fitimet më të larta të të gjitha kohërave ‘Divide Tour’ – e ka rritur pasurinë e tij me 26.5 milionë £.

Ndërkohë, Harry ka dyfishuar të pasurinë e tij që nga ndarja nga One Direction, pasi ka marrë një sërë rolesh të suksesshme aktrimi dhe marrëveshje në botën e modës.

Pjesë e listës ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila renditej në vendin e tetë. Jo vetëm që albumi Future Nostalgia u bë një hit mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar bashkëpunime me të ardhura të larta me Versace, YSL, Puma dhe Evian.

Disa vende pas saj, saktësisht në vendin e 13-të, renditej edhe Rita Ora, me një pasuri prej 26.5 milionë paundësh.

Lista e plotë e yjeve më të pasur (nën 30 vjeç) të Britanisë dhe Irlandës:

1. Ed Sheeran, 30, (£236.5m)

2. Harry Styles, 27, (£80m)

3. Little Mix (£66.7m)

4. Niall Horan, 28, (£57.5m)

5. Cara Delevingne ,29, (£52m)

6. Louis Tomlinson, 29, (£47m) dhe Liam Payne, 28, (£47m)

8. Dua Lipa, 26, (£43.5m)

9. Zayn Malik, 28, (£38m)

10. Sam Smith, 29, (£36.8m)

11. Daisy Ridley, 29, (£32.8m)

12. John Boyega, 29, (£28.5m)

13. Rita Ora, 30, (£26.5m)

14. Stormzy, 28, (£23.5m)

16. Lewis Capaldi, 25, (£17m) HYRJE E RE

17. George Ezra, 28, (£14.2m)

18. Sophie Turner, 25, (£14.1m)

19. Jesy Nelson, 30, (£13.5m) HYRJE E RE

20.  Disclosure (12m) HYRJE E RE

21.  Tom Holland , 25, (£11m)

22. Tommy Mallet, 29, (£9.7m)

23. Maisie Williams, 24, (£8.7m)

24. Sam Faiers, 30, (£8m)

25.  Millie Bobby Brown, 17, (£7.2m)

26. Jake Bugg, 27, (£5.7m) HYRJE E RE

27. Saoirse Ronan, 23, (£6.1m)

28. Jodie Comer, 28, (£5.7m)

29. Anne-Marie, 30, (£5.4m) HYRJE E RE

30. Dave, 23, (£5.2m) HYRJE E RE

 

5 yjet më të pasur jashtë Britanisë së Madhe:

1. Kylie Jenner, 24, (£773m)

2. Justin Bieber, 27, (£347m)

3. Miley Cyrus, 28, (£190m)

4. Ariana Grande, 28, (£162m)

5. BTS (£100m)