Elvana Gjata dhe Capital T, “flakë” në këngën e re

Elvana Gjata dhe Capital T na treguan vetëm pak ditë më parë se po sillnin një bashkëpunim, edhe pse këngëtarja e kishte paralajmëruar, me postimet e saj të mëparshme, me look-un e veçantë me ‘baby hair’, si dhe me emojit e zjarrfikëseve.

Kënga mban titullin “Flakë” dhe shënon bashkëpunimin e tretë mes dyshes së famshme. Kënga është prodhuar nga Panda Music ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë Capital t bashkë me Tonic dhe Denk. Edhe pse u publikua në mesnatë, u deshën shumë pak orë që kënga të dëgjohej e shihej nga miliona njerëz!

Advertisement

Reperi dhe Elvana arritën një sukses të madh dhe me këngët “Fustani” si dhe “Lejla”, pjesë e së cilës ishte dhe 2PO2.