Brooklyn Beckham dhe Hana Cross i japin fund lidhjes?

Djali i Victoria dhe David Beckham duket se i ka dhënë fund lidhjes së tij 8-mujore me modelen Hana Cross.

Sipas DailyMail çifti prej 5 muajsh nuk ka asnjë postim bashkë në rrjete sociale, nuk janë bashkë në të njëjtat vende për pushime si dhe nuk pëlqejnë më fotot e njëri-tjetrit.

Advertisement

Çifti nuk është parë më bashkë që në Wimbledon dhe modelja nuk ka qenë në pushimet e familjes Beckham në Itali.

Thuhet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak të zënkave të shumta, duke kujtuar grindjen në Festivalin e Filmit në Kanë.

Sipas burimeve afër tyre ka qenë David, i cili ka insistuar që Brooklyn të ndahet nga Hana për shkak të lidhjes së tyre problematike.

Ndonëse ata ende ndiqen në rrjete sociale nuk reagojnë në asnjë postim të njëri-tjetrit. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ndarje nga asnjëri.

/Opinion.al/