Fernando Flores ka dhënë dorëheqjen nga puna si shoqërues i Spears, pasi këngëtarja përpiqej vazhdimisht t’a joshte. “Britney e ngacmonte gjithnjë dhe ai ndjente se po të mos i shkonte pas fijes do të humbiste vendin e punës. Më në fund e ndau mendjen dhe vendosi të ndërmarrë dhe hapa ligjorë”,- ka thënë një burim për THE SUN. Ish shoqëruesi i Spears i ka rrëfyer miqve se Britney bridhte nëpër shtëpi pa të brendshme dhe se përpiqej t’a tërhiqte në dhomën e gjumit. Ajo që e ka mbushur kupën për Flores ishte kur babai i Spears i kërkoi shoqëruesve që të siguroheshin që e bija të mos dilte pa të brendshme nga shtëpia. Ky episod me sa duket nuk është i pari për Britney Spears. Tony Barretto shoqëruesi i këngëtares në vitin 2007, kishte të njëjtat pretendime se Britney vinte rrotull nëpër shtëpi nudo dhe e çoi çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Los Angelosit.