Britney flet për njerëzit e afërt që nuk u benë kurrë të gjallë kur më shumë kish nevojë

Britney Spears ka folur publikisht për njerëzit e saj të afërm të cilët i kanë dalë në krah tanimë, teksa fushata #FreeBritney ndodhet në kulmin e saj dhe ka kujtuar momentet kur ata nuk ju gjendën afër kur ajo kishte më shumë nevojë se kurrë.

39-vjeçarja me anë të një mesazhi personal të postuar në Instagram në 16 korrik ka ndarë me ndjekësit mendimet e saj duke e mbyllur kështu shkrimin: “Kurrë mos harro ata që të injoruan kurrë i kishe nevojë apo ata që të ndihmuan përpara se t’ua kërkoje”.

Advertisement

“Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa njerëzit që ishin më afër teje nuk të erdhën kurrë pranë kur kishe nevojë, postojnë gjëra për ty dhe flasin për të të mbështetur. Nuk ka asgjë më të keqe se kjo. Si guxojnë njerëzit që i do më shumë se kushdo të flasin… a e ngritën ndonjëherë gishtin për të ndihmuar KUR ME DUHEJ!!!??? Si guxoni të thoni publikisht tani që JU DONI T’IA DINI PËR MUA? A më zgjatët dorën për të më ndihmuar kur po mbytesha??? Përsëri… JO! Nëse je duke e lexuar këtë dhe ti e di kush je… dhe ke guximin të thuash qoftë edhe një fjalë për gjendjen time për të mbuluar veten publikisht!!! Në rast se do që të postosh diçka… Të lutem ndalo me sjelljen tënde prej të drejti kur ti nuk je aspak i drejtë, nuk është as për të qeshur… të uroj ditë të mbarë!!!”- ka shkruar ylli i Pop e cila ka pasur edhe një mesazh për të gjithë ata që janë duke kaluar një situatë të ngjashme me të: “Më vjen keq, e di sesi ndihesh… dhe të dërgoj të gjithë dashurinë time!!!!”

E ëma e Spears dhe motra e saj kanë shprehur mesazhe mbështetëse për të përgjatë kohëve të fundit, pasi lëvizja për heqjen e kujdesit ligjor të të atit për Britney ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe mbetet për të spekulluar se mesazhi i drejtohej atyre.