Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes. Më shumë se katër mijë kandidatë janë në garë për 650 vende në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik. Emigracioni, edukimi, gjendja ekonomike dhe natyrisht rastet e shpenzimeve në Dhomën e Ulët janë temat, të cilat dominojnë fushatën parazgjedhore në Britani të Madhe, por në sondazhe ende nuk mund të thuhet qartë dhe me siguri se kush do ta qeverisë vendin pas 6 majit.
Previous article
RELATED ARTICLES


