Brenda dasmës private të Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk

Gwyneth Paltrow më në fund lidhi kurorë me të fejuarin e saj Brad Falchuk.

Aktorja ka thënë “Po” në një ceremoni private në shtëpinë e saj në The Hamptons të New York-ut.

Advertisement

Të ftuar ishin miq të ngushtë dhe familjarë të çiftit. Sigurisht, s’munguan yje të Hollywood-it si Robert Downey Jr. me bashkëshorten, Carmon Diaz dhe bashkëshorti i saj Benji Madden, Steven Spielberg, regjisori i parë që i dha një rol Gwyneth, dhe Jerry Seinfeld dhe gruaja e tij, Jessica Seinfeld. Këta të fundit organizuan edhe një darkë festive për çiftin të premten në mbrëmje.

Kjo është martesa e dytë dhe dasma e parë për Gwyneth. Ajo dhe Chris Martin u ndanë në 2014-n, pas dhjetë vitesh bashkë. Divorci i tyre u finalizua në 2016-n. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Apple dhe Moses, përkatësisht 14 dhe 12 vjeç.

Gjithashtu u vu re mungesa e Chris, pasi luante në një koncert disa orë larg vendit ku mbahej ceremonia dhe nuk zgjodhi të shkojë në festën e nënës së dy fëmijëve të tij.