Ndarja e moderatores Bora Zemani me DJ Vin Velin bëri shumë zhurmë…

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, moderatorja më në fund foli për ndarjen dhe zbuloi arsyen që e çoi atë dhe Vin Velin në këtë vendim duke u shprehur se gjatë vitit që lamë pas ata kishin pasur probleme.

Advertisement

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme për ne. Probleme kemi pasur gjatë vitit, por nuk e dinim akoma ç’po ndodhte me ne kështu që nuk mund të thoja: ‘Shiko jemi pak në krizë tani, sapo ta zgjidhim do t’ju lajmërojmë”, u shpreh ajo.

Më tej, Bora tregoi se Vinin do ta quante gabimin më të bukur të jetës, dhe arsyeja e vetme për këtë është Albori, djali i vogël.

Në pyetësorin, “Pas ndarjes” moderatorja e Digitalb tregoi se as ajo, as Vini nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.