“Bonbon” ishte kënga që i siguroi vëmendjen e të gjithë mediave botërore këngëres Era Istrefi.

Më pas vijoi edhe me Redrum dhe “No I Love Yous” në bashkepunim me French Montana, por asnjë nga këto dy këngë nuk mundi të mposhtë suksesin e “Bonbon”. Kjo këngë së fundmi ka arritur mbi 500 milion shikime duke bërë të renditet ne 300 këngët më të klikuara në botë. Por, reagimi i Erës është epik kur sheh se kënga e saj ka mbi gjysëm bilioni klikime.

Advertisement

“Bonbon arriti gjysmë bilioni klikime sot. Tani edhe sikur të vdes, nuk do ma ndiejë, por viti tjetër do jetë çmenduri” shkruan Era në postimin e saj.