Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko, ish-kampion i botes ne peshat e renda, i cili ka dominuar kete disipline bashke me vellane e tij, Vitali, ka bere te ditur te enjten se i ka dhene fund karrieres.

“Pas ndeshjes sime te fundit ndaj Anthony Joshua, ky vendim eshte me se i arsyeshem. Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe me kane mbeshtetur, deklaroi boksieri 41-vjecar.

Advertisement

Kampion i botes ne peshat e renda ne nga 2000 – 2003 dhe nga 2006 – 2015, ai nuk eshte mundur gjate 11 vjeteve deri sa ka humbur supremacine ne WBA e WBO perballe britanikut Tyson Fury, me 28 nentor te 2015.

Klitschko ka humbur perballe Joshua ne Wembley ne muajin prill. Revanshi mes te dyve, i shtyre shume here per aresye te nje demtimi te ukrainasit, nuk eshte realizuar.

Gjate karrieres se tij ai ka realizuar 64 fitore, 54 prej te cilave para kohe, si dhe pese humbje.