Bojkoti i opozitës, ambasadori Lu takon Bashën

Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi mesditën e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD-së. Ndonëse nuk kishte një njoftim zyrtar për takimin,  mendohet se në qendër të diskutimit është reforma në drejtësi. Takimi vjen një dite pas vendimit të opozitës për të bojkotuar për 10 ditë veprimtarinë e Kuvendit, për shkak të përjashtimit nga jeta parlamentare të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Advertisement