Bllokohen Facebook, Instagram dhe Whatsapp, përdorursit e rrjeteve sociale në “black out” total!

Disa prej rrjeteve më të mëdha sociale në botë, shumë të përdorura edhe në vendin tonë, “Facebook’, ‘Instagram’ dhe ‘WhatsApp’, kanë ndaluar së punuari mbrëmjen e djeshme, teksa përdoruesit e tyre kanë mbetur në “black out” total. Sipas raportimeve nga mediat dhe faktit që komunikimi ma qenë i pamundur për disa minuta, platformat në pronësi të “Facebook” janë bllokuar, duke mos i lejuar përdoruesit e tyre që t’i aksesojnë.

Ky problem ka ndodhur në shumë shtete të Europës, me gjasë në të gjithë globin, ndërsa bllokimi ka ndaluar për disa momente jo vetëm “scrolling”, por edhe punën e shumë personave. Pritet që zyrtarët e platformave gjigande të publikojnë arsyet e ndalimit të tyre dhe nëse pritet që të ndodhë serish.

Advertisement