Bleona Qereti: “Në 2022 dua një çmim Grammy, Oscar ose Ammy”

Prej disa ditësh, Bleona Qereti ka lënë Amerikën duke udhëtuar drejt Shqipërisë. Së fundmi ajo ishte e ftuar speciale në “NIN” nga Alaudin Hamiti.

Këngëtarja ka folur gjatë rreth jetës së profesionale dhe arritjeve jo vetëm në muzikë, por së fundmi edhe si aktore. Pak javë ma parë, Bleona bëri me dije se do të jetë pjesë e serialit të njohur amerikan “Empire” krah aktores Denise Richard.

Advertisement

Nisur nga këto projekte, pyetur mbi pretendimet e saj të ardhshme, Belona i ka gjërat mëse të qarta.

“Dua të marr në 2022-tën një Grammy apo një Oscar apo një Ammy. Dhe nëse jo në vitin 2022, në 2031-tën po”, është shprehur artistja.

Bleona ka folur dhe për perfomancat e saj në vitet ‘90 ku tërhoqi vëmendjen me veshjet e saj ekstravagante. Mbi këtë, këngëtarja është shprehur se ajo ka dhënë kontributin e saj në emancipimin e grave në shoqërinë shqiptare.

“Unë kam dhënë kontribut dhe kam e dhënë me shumë sukses. Unë u kam dhënë femrave shqiptare emancipim. I kam mësuar se ato duhet të jenë të forta dhe të ndihmojnë veten dhe jo të presin nga një burrë”, ka përfunduar ajo.

/News31/