Një film mbi jetën e Elvis Presley, i regjisorit Baz Luhrmann, i njohur për filma fantastikë si ”Romeo and Juliet”, ”The Great Gatsby”, ”Moulin Rouge” dhe ”Australia”, do të xhirohet në Kuinslend, Australi.

”Filmi do të prodhohet nga studiot e ‘Village Roadshow’ brenda fundit të vitit”, sipas radios kombëtare australiane ”Abc”.

Fituesi dy çmimeve Oscar, Tom Hanks ka nënshkruar një kontratë për rolin e kolonelit Tom Parker, i cili ishte menaxheri i Elvis Presley, ndërsa po kërkohet aktori që do të luajë mbretin e rock’n’rollit.

Regjisori Luhrmann tha se ishte i emocionuar të kthehej në Kuinslend, që e përshkroi si “një ambient krijues i përshtatshëm për ta bërë këtë film”, ndërsa kryeministrja e  Kuinslendit, Annastacia Palaszcuk theksoi në parlament se ky film mund të krijonte 900 vende pune të reja.

/ATA/