I përmendin emrin e Arina Grande-s, Pete Davidson braktis shfaqjen

Komediani i njohur amerikan Pete Davidson, krahas projekteve të tij, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për romancat e ndryshme me vajzat e showbiz-it. Lidhja e tij me këngëtaren Ariana Grande ka qenë një ndër më të përfolurat.

Pete & Ariana

Së fundmi Davidson ka qenë i ftuar për të perfomuar në klubin e humorit “The stress factory”, por një situatë aspak e këndshme bëri që gjithçka të ndërpritej.

Advertisement

Drejtuesi i shfaqjes, në momentet e para, bëri një batutë për dy ish-të dashurat e aktorit, Kate dhe Ariana-n. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Pete i cili menjëherë është larguar nga klubi. Aktori nuk ka toleruar faktin që dikush të tallet apo ironizojë mardhëniet e tij dhe për këtë arsye refuzoi të performojë.

Ky veprim i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen jo vetëm të publikut por edhe të mediave, duke e komplimentuar për ketë vendim.

Pas ndarjes nga Ariana Grande, 25-vjeçari konfirmoi publikisht lidhjen e tij më të re me aktoren shumë herë më të madhe në moshë se ai, Kate Beckinsale. Por së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa mujore./News31

Pete & Kate

/News31/