Bleona është padyshim një nga personazhet publik që krijon më shumë “zhurmë” në çdo dalje të saj në media dhe rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet tejet sensuale e veshur me bikini. “Ashtu siç thotë edhe shprehja: “Bli më shumë, por vish më pak”,- shkruan Bleona në foton e saj.
Mesa duket ndryshe nga herët e tjera ku kryefjala e diskutimeve ka qenë sensualiteti i Bleonës, këtë herë ka rënë më shumë në sy diçka tjetër. Ishte pikërisht komenti i këngëtares Rozana Radi.
“Ca bo mi ca bo hjade mi ku se u zine groshet! Je tha fare nuk shtyhet jeta me krudo!”,- përfundon ajo.
“Hahahahahah”, ishte përgjigja e Bleonës, dhe mesa duket ajo e ka marë goxha me sportivitet këtë fakt, duke marrë parasysh se vajzat janë mikesha të vjetra me njëra tjetrën.