Blendi Fevziu ka menduar dhuratën më të veçantë për 100 vjetorin e Tiranës

Me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit, shumë personazhe të njohur janë përfshirë në projekte të ndryshme, për të prezantuar në një mënyrë apo në një tjetër gjithçka që lidhet me Tiranën. Blendi Fevziu do të bëjë një dhuratë ndryshe këtë vit dhe këtë e zbuloi vetë ai me anë të një video.

Një dokumentar i realizuar për kryeqytetin, ku ndërthuret e shkuara me të tashmen. Vizita në zonat më të frekuentuara dhe tek ato që shpesh bien pre e harresës. Personazhe të njohur e të panjohur – duket se Fevziu ka menduar gjithçka me detaje për të dhuruar diçka ndryshe në këtë 100 vjetor të Tiranës. “Së shpejti”, ka shkruar ai në postim, pjesë e së cilit bëhet edhe një fragment i shkurtër ku Blendi shihet duke u takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Advertisement

Natyrisht, në një vit kaq të rëndësishëm për Tiranën, një figurë si Fevziu nuk mund të mungonte me kontributin e tij.

/News31.al/