Blake Lively: vajza i ngjan babit, Ryan Reynolds

James, vajza e Blake Lively dhe Ryan Reynolds, kujtdo që ti ngjante do të jetë shumë e bukur.
Por sipas mamasë së saj, vajza 4 muajshe ka marrë më shumë nga babai.
Ndërkohë që ende nuk kemi ndonjë provë fotografike për këtë, ylli i filmit “Age of Adaline”, ka thënë në emisionin “Live! With Kelly and Michael”, se vajza është si babai i vet ndërsa ka bërë shaka se kërkon të vërtetojë nëse është vërtetë ajo mamaja e saj apo jo.
Më parë, regjisori i filmit, Lee Toland Krieger, u kishte thënë reporterëve, “Nuk e kam takuar vajzën e vogël por kam parë një fotografi dhe më është dukur mrekullisht e bukur.”
Aktorja ka treguar edhe për ndryshimet në jetën e saj që pas lindjes së vajzës.
Ajo ka thënë se ka nisur paranoja për kujdesin ndaj fëmijës, “Sheh në ballkon dhe thua me vete “O Zot i madh! Ky ballkon hoteli është tejet i rrezikshëm për vajzën”.”
Gjithashtu lively ka thënë se nuk po arrin të pushojë. “Mbrëmë kam fjetur vetëm dy orë”, ka thënë ajo.
Sa i përket ndërrimit të pelenave, Lively dhe Reynolds e bëjnë me turne.

Advertisement