Në oborret e Hollywood-it (FOTO)

Të gjithë e dijmë se yjet e Hollywood-it bëjnë jetë të mrekullueshme sidomos kur bëhet fjalë për shtëpitë e tyre.
Disa me pishina, disa me fusha tenisi, por asnjëri prej tyre nuk lë mangut plotësimin e dëshirave të veta.
Për shembull Mathew Perry në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu ka një pishinë dhe pamje të mrekullueshme nga oqeani.
Aktorja Scarlett Johansson, në Los Angeles ka një shtëpi që kushton 3.88 milionë dollarë me një oborr gjigand ku ka pishinë dhe SPA për 8 persona, si dhe një pamje të mrekullueshme nga tabela Hollywood.
Tom Cruise nga ana tjetër ka një pishinë në formë lagune me ngrohje, SPA, ujëvara, si edhe një ndërtesë të vogël me gurë të cilën e përdor si dhomë për degustimin e verës.

Advertisement