Blake Lively dhe Ryan Reynolds bëhen prindër

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër.

Sipas lajmit ekskluziv të Page Six, çifti ka mirëpritur fëminë e parë gjatë pushimeve të festave. Aktorja 27 vjeçare ka lindur pak ditë përpara natës së ndërrimit të viteve, por edhe pse fëmija ka lindur para kohe, gëzon shëndet të plotë së bashku me të ëmën. Lively, e cila ka patur një look të shkëlqyer gjatë shtatëzanisë, është shprehur se ky fëmijë për të ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Ajo kishte thënë për Us Magazine “Kjo ka qenë ajo që kam dashur gjithnjë… E dija që do të bëja shumë fëmijë sepse edhe familja nga e cila vi është shumë e madhe.” Ndërkaq zëdhënësi i aktores nuk ka dhënë asnjë koment për lajmin.

Advertisement