Blac Chyna: Tyga më është lutur të lidhemi për muaj me rradhë

Blac Chyna ka deklaruar se Tyga jo vetëm që i ka dërguar mesazhet këtë javë në telefon, duke u përpjekur që të rilidhen bashkë, por ka rreth 7 muaj që i shkon nga pas.
Sipas burimeve, mesazhi ku shkruhet “Dua të jem me ty”, është përpjekja më e fundit, pas një morie mesazhesh të tjera, bisedash dhe takimesh private ku Tyga është përpjekur të ribashkohet me ish-gruan e tij.
Sipas të njëjtit burim, Chyna nuk e ka besuar kurrë se ai ka qenë i lidhur dhe i tërhequr fizikisht nga Kylie Jenner, pjesërisht edhe sepse ajo është 17 vjece.
Ajo ka thënë se fillimisht e ka besuar se ata të dy kanë qenë të lidhur, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ajo nuk i beson më.
Si pasojë e inatit Blac Chyna ka publikuar në media të gjitha mesazhet të cilat thotë se ja ka dërguar rreperi, por gjithësesi ajo nuk dëshiron të ketë më asnjë marrëdhënie me të, edhe pse gjërat ndërlikohen duke patur parasysh se ata kanë një fëmijë bashkë.
Në fakt Tyga asnjëherë nuk ka thënë se është i lidhur me Kylie Jenner, por as nuk e ka mohuar këtë gjë… kohët e fundit kjo gjë vetëm është nënkuptuar.
Akoma më tepër pasi rreperi tashmë ka edhe një tatuazh të ri me emrin Kylie.

Advertisement