“Anastasia”, së shpejti musical

Një prej filmave të animuar më të dashur të viteve ’90 së shpejti do të vijë në formën e një musical-i.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për një tjetër film Disney.
Një shfaqje e frymëzuar nga “Anastasia” është duke u punuar dhe pritet që të shfaqet premierë në Konektikat në Maj të 2016-ës.
Musical-i do të shfaqet për një muaj.
Aktorët që do të performojnë ende nuk janë bërë të ditur ndërsa mësohet se nuk është në plan që të shfaqet edhe në Broadway.
Filmi i prodhuar nga Twentieth Century Fox Pictures, kishte Meg Ryan si protagoniste në rolin e princeshës së humbur Anastasia Romanov, e cila u rrit jetime pasi kishte humbur kujtesën.
Në ndihmë princeshës i erdhi Dimitri (John Cusack), i cili e ndihmoi të gjente të afërmit e saj.

Advertisement